Lexus LFA në shitje në Londër

Lexus krijoi vetëm 500 njësi të super-veturës LFA, dhe vetëm 50 prej tyre ishin trajtuar në paketën e Nurburgring.

Auto & Tek

05/11/2014 11:39

Duke krijuar një makinë më të mirë, LFA Nurburgring vjen me një krah të rregulluar prej fibrave të karbonit mbrapa dhe një ndarës të ri përpara, një sistem shkarkimi më të përshtatshëm, rrota më të lehta dhe një shtesë prej 10 kuaj-fuqi.

Në ndërtimin e LFA, Lexus krijoi një motor 4.0-litërsh V10 që dërgon 562 kuaj-fuqi në edicionin Nurburgring, duke e përkthyer këtë fuqi në 96kmh të cilat arrihen vetëm në 3 sekonda, transmeton Lajmi.net.

Shpejtësia maksimale e kësaj veture arrinë deri në 325kmh.

I përfunduar në dizajn të jashtëm të bardhë dhe të brendshëm të zi alcantara, kjo veturë është në shitje nga Joe Macari në Londër për 440,000 funte angleze.

Si njëra nga veturat më të mira në këtë kohë, duket se kjo veturë është një investim me vlerë.