Lexus krijon një skateboard fluturues (Video)

Lexus ka postuar një video të martën, për një mjet të cilin të gjithë ne e kemi ëndërruar - por që kurrë nuk kemi menduar se do të bëhet realitet: një skateboard fluturues.

Auto & Tek

24/06/2015 20:02

Videoja është e shkurtër dhe nuk e shfaqë përdoruesin duke e vozitur atë, por ne mund ta shohim skateboard-in e quajtur SLIDE duke qëndruar pezull mbi tokë.

Dhe, në rast se keni ndonjë dyshim në lidhje me vërtetësinë e këtij mjeti të Lexus, të gjitha dyshimet tua do të hiqen me videon e shfaqur më poshtë, transmeton Lajmi.net.

Në video nuk jepen shumë detaje për këtë skateboard të Lexus, por videoja len të kuptohet se diçka e mirë po vjen nga kjo kompani.

Bazuar në projektet e ngjashme që kemi parë në të kaluarën, ky skateboard i Lexus është një lloj magneti që kërkon të ketë një sipërfaqe metalike.

Sidoqoftë, në video skateboard-i shfaqet duke qëndruar pezull jashtë një parku për rrëshqitje, transmeton Lajmi.net.

Në fund, videoja nuk e shfaqë askënd duke e vozitur skateboard-in, kështu e gjitha kjo mund të jetë vetëm një video promovuese e projektuar që të tërheqë publikun.

Deri më tani tani, kompania nuk ka ofruar asnjë detaj më shumë për këtë skateboard.