Lexuesit e Lajmi.net shpallin Rita Orën “këngëtarja më hot shqiptare”

Është mbyllur votimi në artikullin “cila është këngëtarja më “hot” shqiptare?”, të publikuar në Lajmi.net.

ShowBiz

15/07/2015 14:14

Në këtë artikull, lexuesit kanë mundur të votojnë me notë pozitive apo negative për secilën nga këngëtaret në listë, duke radhitur ato sipas votave.

Në total, duke llogaritur edhe votat pozitive edhe negative, janë 5332 vota.

Në këtë listë, e para është Rita Ora, me 273 vota pozitive e 67 negative, me diferencën +206.

E dyta në listë është Elvana Gjata, me 232 nota pozitive e 70 negative, me diferencën +162.

E treta në listë është Dhurata Dora, me 173 vota pozitive e 80 negative, me diferencën +93.

E katërta është Luana Vjollca, e 176 vota pozitive e 100 negative, me diferencë +76, kurse top 5 e përmbyll Genta Ismajli me 164 vota pozitive e 107 negative, me diferencë +57.

Për të parë listën e plotë, klikoni këtu. (Lajmi.net)