Lexuesi elektronik Amazon Voyage shumë i mirë për lexim

Në një botë ku dominojnë tabletët ultra të hollë dhe me definicion të lartë të ekraneve, a janë e-lexuesit ende të dobishëm?

Auto & Tek

20/10/2014 19:10

Kjo është pyetja që shumë profesionist të teknologjisë janë duke e bërë kur po flasin për pajisje digjitale për lexim.

Përgjigja e tyre gjithmonë është po. E-lexuesit janë bërë shumë të përshtatshëm me teknologjinë aktuale. Përvojen e një libri real ua jep pajisja e re e Amazon e quajtur Voyage, transmeton Lajmi.net.

Për të kuptuar se sa larg kanë arritur pajisjet Kindle, ju vetëm duhet të shikoni prapa në nëntor të vitit 2007, kur ishte prezantuar pajisja e parë.

Ekrani ishte me rreth 8-bit grafikë të integruar dhe ende në fantazinë e krijuesve mbetej përmirësimi i ekranit, i cili kur rifreskohej lënte disa imazhe fantazmë prapa.

Kindle Voyage riprezenton artin e e-lexuesve në çdo mënyrë imagjinare. Në vetëm 7mm i hollë, është i lehtë dhe shumë i përshtatshëm për ta mbajtur, transmeton Lajmi.net.

Tani, në vend të një ekrani E Ink, i gjithë ekrani është xham. Në pjesën anësore të pajisjes së zezë janë një palë linja vertikale të cilat mund t’i shtypni për të lëvizur nëpër faqe dhe për t’i ndrruar ato.

Ju mundeni t’i ndrroni faqet duke rrëshqitur në ekran me gishtin tuaj gjithashtu.

Kjo pajisje është padyshim lexuesi elektronik më i mirë ndonjëherë. Një video të kësaj pajisje mund ta shihni poshtë: