Lexojeni me vëmendje: Ja çfarë ndodh kur bëni seks

Mund të mendoni se çelësi për t’u ngritur në detyrë është të punoni deri vonë, të keni raport të shkëlqyer me shefin apo të visheni bukur.

Lifestyle

16/10/2018 18:35

Mirëpo një studim i ri sugjeron se diçka edhe më personale mund të jetë sekreti.

Sipas studimit, njerëzit të cilët kanë orgazëm të paktën një herë në ditë, janë më të prirur që ta pëlqejnë punën e tyre, të punojnë fort dhe të lëvizin para në karrierë, shkruan Daily Mail.

Ata po ashtu kanë një balancë më të shëndetshëm jetë-punë. Të pasurit një lidhje të shëndetshme, përfshinë një jetë seksuale të shëndetshme dhe kjo i mbanë njerëzit më të përkushtuar dhe më të lumtur në punë. Nga përfiton vetë punonjësi e edhe organizata për të cilën ai punon.

Marrëdhënia seksuale e liron dopaminën, një neurotransmiter i lidhur me qendrën e trurit.

Po ashtu gjatë seksit lirohet oksitocina, një neuropeptid i lidhur ngushtë me përkushtimin dhe socializmin.