Lewis Hamilton teston makinën e re të Mercedes F1 për 2019-ën

Pasi kaloi ditën e tij të parë me veturën e re Mercedes W10, Lewis Hamilton ka zbuluar se ai ishte i kënaqur me përformancat e automjetit të Formula 1.

Auto & Tek

14/02/2019 11:04

Kampioni pesë herë botëror dhe i tanishëm do të ndjekë një kampionat të gjashtë në 2019, transmeton lajmi.net.

Megjithëse Mercedes nuk zbuloi ndonjë informacion se si Hamilton ndihej në makinë që ai ishte gati për të sulmuar në këtë sezon, 34-vjeçari publikisht rrëfeu emocionet e tij.

“Ishte një takim i madh, ndoshta një nga ato më të mirat që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai me një buzëqeshje në fytyrë, për PlanetF1.

Ndërkohë, Mercedes në njërin nga profilet e tyre zyrtare ndau një video të Hamilton duke vozitur makinën e re. /Lajmi.net/