Lewis Hamilton fiton ‘pole position’ në Belgjikë

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Sport

25/08/2018 18:04

Piloti i Mercedesit fitoi “pole position” në pistën e lagur të Spa Francorchamps, duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari dhe Esteban Ocon me Force India.

Sergio Pérez, Romain Grosjean, Kimi Raikkonen, Max Verstappen, Daniel Ricciardo, Kevin Magnussen dhe Valtteri Bottas plotësojnë dhjetëshen e parë të pilotëve në provat zyrtare.

Gara do të zhvillohet të dielën, në orën 15:10.