Lewis Hamilton fiton në Çmimin e Madh të Kanadasë

Kjo është fitorja e pestë e britanikut në këtë pistë, derisa në vendin e dytë ka përfunduar vozitësi i Ferrarit, Sebastian Vettel, kurse i treti ishte Walter Botas nga Williams, transmeton lajmi.net.

Sport

12/06/2016 21:55

Vozitësi i Mercedesit, Lewis Hamilton ka fituar në garën e shtatë të këtij stinori në Formula 1, në Çmimin e Madh të Kanadasë.

Kjo është fitorja e pestë e britanikut në këtë pistë, derisa në vendin e dytë ka përfunduar vozitësi i Ferrarit, Sebastian Vettel, kurse i treti ishte Walter Botas nga Williams, transmeton lajmi.net.

Nico Rosberg, i cili u nis nga pozita e dytë, pati fillim të dobët, duke dalë nga pista pas kontaktit me Hamiltonin, por arriti ta përfundonte garën në vendin e pestë. /Lajmi.net/