Lewandowski ua bën ‘bajat’ Realit dhe Barcelonës (FOTO)

Robert Lewandowski nuk planifikon të largohet nga Bayern Munich.

Sport

25/01/2017 12:08

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka thënë se transferimi te Barcelona ose Real Madrid nuk do të përfaqësonte një hap para në karrierën e tij.

Reprezentuesi polak spekulohej me transferim në Santiago Bernabeu në sezonet e fundit por ai ka nënshkruar kontratë të re duke konfirmuar të ardhmen në Allianz Arena.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye të largohet nga Bayern Munich.

“Bayern është një prej ekipeve më të mira në botë, dhe i barabartë me Real Madridin dhe Barcelonën”, deklaroi ai për “Sport Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Transferimi për mua nuk do të thotë një hap lart. Ne mund të fitojmë çdo titull. Përveç kësaj, ndihem shumë mirë në Munich”, theksoi Lewandowski. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6