Lewandowski, trajner i ri i Leverkusenit

Bayer Leverkusen ka shkarkuar Sami Hyypian nga posti i trajnerit pasi seria negative e ka lënë ekipin në dyshim për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Klubi nga Bundesliga, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ish mbrojtësi i Liverpoolit është liruar nga detyra, pas humbjes 2:1 nga Hamburg të premten. Leverkusen më…

Sport

05/04/2014 11:02

Bayer Leverkusen ka shkarkuar Sami Hyypian nga posti i trajnerit pasi seria negative e ka lënë ekipin në dyshim për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Bundesliga, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ish mbrojtësi i Liverpoolit është liruar nga detyra, pas humbjes 2:1 nga Hamburg të premten.

Leverkusen më herët barazoi me ekipin e fundit Eintracht Braunschëeig si dhe është në rrezik të humb pozitën e katërt nga Wolfsburg dhe Borussia Monchengladbach.

Asistenti Jan-Moritz Lichte po ashtu është liruar.

Trajneri i ekipit të rinjve, Sascha Lewandowski, i cili më herët kishte drejtuar Leverkusenit në një rol të trajnerit me Hyypian, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Leverkusen pati një nismë fantastike të sezonit, por ka marr vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit.