Lewandowski thyen heshtjen: Kjo do të jetë skuadra ime për sezonin e ri

Robert Lewandowski ka thyer heshtjen.

Sport

22/08/2018 22:25

Polaku ka treguar se pse ka vendosur të mbetet në “Alianz Arena”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk ndjeva mbështetje nga klubi në një periudhë të vështirë dhe u ndjeva vetëm”, deklaroi Lewa.

“Pasi nuk shënova në 2-3 ndeshje, të gjithë më sulmuan dhe askush nga drejtuesit e Bayernit nuk më mbrojti”.

“E kam vërejtur se fansat më duan ende dhe më mbështetin. Unë jam këtu për të dhënë zemrën për Bayernin”, shtoi ai. /Lajmi.net/