Lewandowski ose Vardy përgjigja për problemin e Chelsea

Chelsea duhet të shikojnë për transferimin e Robert Lewandowskit ose Jamie Vardy.

Sport

23/12/2018 10:04

Kështu të paktën mendon Dennis Wise, ish anëtari i skuadrës londineze, shkruan “Express Sport”, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka pasur probleme në fazën e sulmit, për të gjetur rrugën e rrjetës, kështu që duhet të transferojnë një sulmues në afatin e janarit.

Sulmuesi polak, Lewandowski po kalon në formë të jashtëzakonshme dhe do të ishte ndihmë e madhe për “blutë”.

Vardy gjithashtu, i cili dje realizoi kundër Chelsea, do të ishte zgjedhje më e mirë se Giroud apo Morata. /Lajmi.net/