Lewandowski niset për Barcelonë (FOTO)

Sulmuesi Robert Lewandowski është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut që është nisur për në Barcelonë ku do të zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 11:40

Bayern Munich duket se do ta kenë ndihmën e sulmuesit Robert Lewandowski për ndeshjen e parë kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli polak pësoi frakturë në fytyrë në duelin kundër Borussia Dortmundit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Mirëpo, ai ka udhëtuar me ekipin për në Camp Nou.

E dëshmi shërben një fotografi e tij me portierin Pepe Reina.