Lewandowski në Real Madrid, ja çfarë thotë Heynckes

Jupp Heynckes ka reaguar pas spekulimeve rreth transferimit të sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski në Real Madrid.

Sport

24/02/2018 09:35

Trajneri Jupp Heynckes ka komentuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski në Real Madrid.

“Mendoj se nuk është asgjë e gabuar nëse lojtari ndërron agjentin, nuk mund ta gjykojmë për këtë”, u shpreh Heynckes.

“Kjo nuk do të thotë asgjë, i njoh shumë mirë zyrtarët e klubit dhe e di se çfarë kam dëgjuar nga ta”.

“Bayerni nuk është klub që i shet më të mirët. Lojtarët e mirë qëndrojnë në Bayern. Nuk mund ta imagjinoj që ekziston një mundësi sado e vogël që ai të largohet nga Bayerni”, shtoi Heynckes. /Lajmi.net/