Lewandowski në bisedime me Realin

Robert Lewandowski ka zhvilluar bisedime me Real Madridin, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Cezary Kucharski.

Sport

28/05/2016 08:52

Robert Lewandowski mund të transferohet në Real Madrid.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka zhvilluar bisedime me klubin e madh spanjoll, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Cezary Kucharski.

Reprezentuesi polak realizoi 30 gola gjatë sezonit 2015/16 duke i ndihmuar Bayernit të fitojë titullin e katërt të njëpasnjëshëm në Bundesligë.

Kurse, ai kërkohet nga Real Madrid.

“Real Madrid na kontaktoi disa javë më parë, ne kemi dëgjuar të gjitha që kishin  për të na thënë”, deklaroi Kucharski për “Spiegel”, përcjell “Lajmi.net”.

“Është një gjë e madhe dhe joshëse. Ne e kemi njoftuar Bayern Munichun se kemi zhvilluar bisedime me Real Madridin”, u shpreh ai.