Lewandowski me katër rekorde në librin e Ginisit

Lewandowski i realizoi pesë gola në fitoren e Bayern Munichut  ndaj Wolfsburgut 5 me 1 në shtator.

Sport

30/11/2015 16:01

Me pesë golat e shënuar ndaj Wolfsburgut, Lewandowski i ka thyer katër rekorde botërore.

Polaku tani e mban rekordin për het-trikun më të shpejtë, katër golat më të shpejtë, pesë golat më të shpejtë, dhe lojtari me më së shumti gola si zëvendësues.

Sulmuesi i Bayernit është realizatori i dytë më i mirë në Bundesligë me 14 gola pas Aubameyang që ka 17.