Lewandowski kundër Ancelottit, zbulon problemet në Bayern Munich

Robert Lewandowski është dalë haptas kundër ish trajnerit të tij, Carlo Ancelotti.

Sport

29/11/2017 12:48

Carlo Ancelotti nuk ka lënë kujtime të mira në Bayern Munich.

Sulmuesi Robert Lewandowski është dalë haptas kundër ish trajnerit të tij.

“Kur keni shumë lëndime, siç është duke ndodhur tani, nuk duhet të shikojmë dy javët e fundit, por të kthehemi dy ose tre muaj më prapa”, u shpreh ai për “Sky De”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse nuk punohet mjaftueshëm, ky është rezultati. Problemi është aty”, theksoi Lewandowski. /Lajmi.net/