Lewandowski ia thyen rekordin Elberit te Bayerni

Me tri golat e shënuara në fitoren 6:0 të Bayern Munich ndaj Hamburgut, Robert Lewandowski ka thyer një tjetër rekord te skuadra gjermane.

Sport

10/03/2018 20:09

Sulmuesi polak, është bërë lojtari i huaj me më së shumti gola te bavarezët, duke thyer rekordin e sulmuesi brazilian, Giovane Elber.

Lewandowski numëron 142 gola në 182 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin.

Elber, që ishte pjesë e Bayernit gjatë viteve 1997-2003, kishte shënuar 139 gola në 265 ndeshje për kampionët e Bundesligës./Lajmi.net/