Lewandowski i ka dy fjalë për Thierry Henry

Bayern Munich e mposhti mbrëmë (e martë) Benfican me rezultat të thellë, 5 me 1.

Sport

28/11/2018 10:39

Bayern Munich e demoli Benfican, ndërsa Robert Lewandowski ishte tejet i disponuar për lojë.

Sulmuesi polak shënoi dy gola në atë përballje, ndërsa është shprehur tejet i kënaqur.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme për mua”, tha fillimisht Lewandowski, përcjell “lajmi.net”.

“Faleminderit idilit tim, Thierry Henry, që më inspiroi mua të jetojë ëndrrën”, ka shtuar më tej polaku. /Lajmi.net/