Lewandowski i gëzuar dhe i mërzitur

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është shprehur i lumtur pas kualifikimit të skuadrës së tij për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ai pranoi se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur në duelin e kthimit të 1/8 së finales në humbjen 2:1 në shtëpi nga Zenit St Petersburg, dhe ka një arsye…

Sport

19/03/2014 22:12

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është shprehur i lumtur pas kualifikimit të skuadrës së tij për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, ai pranoi se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur në duelin e kthimit të 1/8 së finales në humbjen 2:1 në shtëpi nga Zenit St Petersburg, dhe ka një arsye tjetër për të qenë i mërzitur.

“Nuk ishte një ndeshje e përkryer për ne”, deklaroi golgeteri polak pas përfundimit të takimit.

“Ne e dimë se mund të bëjmë punë më të mirë se kjo, por gjëja kryesore ishte kualifikimi për në rrethin tjetër”, shtoi Lewandowski, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e parë të çerekfinales.

“Fatkeqësisht do të mungoj në duelin e parë të çerekfinales për shkak të suspendimit”, përfundoi ai.