Lewandowski arrin marrëveshje me klubin e ri

“Mundo Deportivo” shkruan se Robert Lewandowski do të transferohet në Real Madrid.

Sport

17/03/2018 08:16

Real Madrid dhe Robert Lewandowski kanë arritur marrëveshje për transferimin e Bayern Munichut pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” shkruan se menaxheri i ri i yllit polak, Pini Zahari ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e Lewandowskit në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi polak ka pranuar në të kaluarën se dëshiron të luajë në Real Madrid edhe pse ka insistuar se ndihet i lumtur te skuadra nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, “Los Blancos” planifikojnë ta sjellin në Madrid, për sezonin e ri. /Lajmi.net/