‘Lewa’ zbulon një tjetër problem të Guardiolas te Bayerni

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, beson se skuadra gjermane mund të arrijë lartë në pjesën e dytë të sezonit, në të gjitha garat.

Sport

06/01/2017 17:38

Bayerni edhe pse dominonte Bundesligën nën drejtimin e Pep Guardiolas, ka dështuar të fitojë një titull të Ligës së Kampionëve, ndërsa në fazën finale të kësaj gare, gjithmonë përballej me lëndime të shumta.

Sulmuesi polak beson se skuadra e tij, tani është duke punuar shumë në aspektin fizik, që në pjesën e dytë të sezonit, kur të vjen faza finale të mos ballafaqohet më me këto probleme.

“Tani ne do të luajmë edhe më mirë. Ne jemi më të mirë faktikisht dhe fizikisht. Në dy vitet e fundit gjithmonë përballeshim me probleme fizike dhe lëndime në fund të sezonit, por ky vit do të jetë ndryshe”, ka deklaruar Lewandowski për Bild, përcjell lajmi.net.

E për lëndimet dhe problemet fizike të shfaqura te Bayern Munich, mediet gjermane kritikonin shumë mënyrën e punës së Pep Guardiolas.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6