Lewa e arrin qëllimin, për 150 milionë euro transferohet te skuadra e ëndrrave

Robert Lewandowskin është afër realizimit të ëndrrës së madhe.

Sport

23/02/2018 22:19

Sulmuesi i Bayern Munich, sipas medieve polake ka ndërruar agjentin e tij vetëm për të realizuar ëndrrën e tij të madhe, transferimin në Real Madrid.

Deri më tani, Cezary Kucharski ishte agjenti i Robert Lewandowskit, por që nga java e kaluar është Pini Zahavi, njeriu që e dërgoi Neymarin në PSG dhe mediat raportojnë se Lewa e bëri këtë vetëm për t’u transferuar te ‘Los Blancos’.

Ky transferimin mund të finalizohet gjatë verës së këtij viti.

29 vjeçari do t’i jepte fund vuajtjes së madhe të Real Madridit prej vitesh për një “sulmues vrasës” para portës.

Transferimi i tij do të nënkuptonte largimin e Karim Benzemas, pakënaqësitë ndaj të cilit kanë arritur kulmin këtë sezon, shkaku i formës së dobët të treguar./Lajmi.net/

YouTube player