Lewa arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Robert Lewandowski në afatin kalimtar të verës do të ndërrojë skuadër.

Sport

16/03/2018 16:47

‘MundoDeportivo’ raporton se sulmuesi polak ka arritur marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere.

Lewandowski do të zë vendin e Karim Benzemas, i cili pritet të largohet për t’ia lënë vendin sulmuesit të Bayernit.

Tani Real Madridit i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Bayern Munich, për transferimin e Lewandowskit.

29 vjeçari vlerësohet të ketë një çmim rreth 80 milionë euro./Lajmi.net/