Levski në finale pas vazhdimeve

Levski mposhti Ballkanin pas vazhdimeve me rezultat 94:85 dhe siguroi kualifikimin në finalen e Ballkan Ligës.

Sport

25/04/2014 20:33

Levski fitoi duelin bullgar me Ballkanin në gjysmëfinalen e parë të Ballkan Ligës me rezultat 94:85.

Ballkan e nisi në mirë ndeshjen e madje fitoi tri periudhat e para të lojës.

Mirëpo, Levski nu u dorëzua dhe u kundërpërgjigj në çerekun e katërt të cilin e mbylli me avantazh 25:10 duke barazuar rezultatin në 78:78.

Vazhdimet i takuan Levskit që fitoi 16:7 dhe e siguroi finalen me rezultat të përgjithshëm 94:85.

Në finale, Levski pret fituesin e duelit Sigal Prishtina – Galil Gilboa.