Levski i bashkohet ABA Leagues

Levski Sofje nuk është më pjesë e Ligës Ballkanike. Skuadra bullgare, e cila triumfoi në ‘Final-Four’ të mbajtur në Prishtinë, nga sezoni i ardhshëm do të garojë në ABA League, ku do të qëndrojë së paku tri vjet.

Sport

28/04/2014 17:51

Levski Sofje ia ka pa hairin triumfit në Ligën Ballkanike. Ngase, skuadrës bullgare ia ka hapur dyert menjëherë ABA Adriatic League, nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra nga kryeqyteti bullgar triumfoi në ‘Final-Four’ të mbajtur në Prishtinë, ndërsa arriti marrëveshje që nga sezoni i ardhshëm të kalojë në një kompeticion më të rëndësishëm si ABA League, ku do të qëndrojë për tri sezone.

Levski, i formuar në vitin 1092 është njëri prek klubeve më të famshëm ën Bullgari, me traditën më të madhe. Ai i ka fituar 17 tituj kampioni në Bullgari dhe 15 Kupa të shtetit.

Në dy vitet e fundit, ky ekip ka marrë pjesë në Ligën Ballkanike, ndërsa e kanë fituar këtë kompeticion në vitet 2010 e 2014.

Në finale të këtij sezoni, bullgarët e mposhtën skuadrën izraelite, Galil Gilboa.