Lëvizjet e mëngjesit të cilat iu bëjnë të zgjoheni më lehtë

Qoftë nëse keni bërë ushtrime të hershme ose jo, ia vlen që të ngrihesh dhe të bësh disa lëvizje për t’u zgjuar më lehtë në mëngjes.

Lifestyle

21/07/2015 10:03

Përderisa temperatura trupore rritet, hormonet dhe endorfinet lirohen, duke i bërë gjymtyrët tuaj të ndjehen më të relaksuar dhe duke përmirësuar humorin.

Më poshtë do të mund t’i mësoni disa lëvizje të cilat ju ndihmojnë të zgjoheni më lehtë në mëngjes.

comp-266015-upperbodyfana-hilmar-hilmar
Lëvizja e parë:
Këmbët e bashkuara dhe të kthyera në anën e djathtë, kurse duart e hapura dhe gjoksin përpara duke marrë frymë thellë.

comp-266016-upperbodyfanb-hilmar-hilmar
Lëvizja e dytë:
Duke qëndruar shtrirë, kthehuni në anën e djathtë dhe bashkoni pëllëmbët e duarve duke i bashkuar përsëri gjunjët. Kthejeni kokën në anën e majtë. Mundohuni t’i mbani pjesët e trupit të prekura në shtrat, transmeton Lajmi.net.

Më pas, kalojeni dorën e majtë në anën e majtë dhe dorën e djathtë afër gjoksit, duke përcjellë dorën me kokë, dhe më pas duke bashkuar dorën e majtë me të djathtën. Përsëriteni këtë 10 herë, më pas ndërroni anët.

comp-266027-gentlecrunches-hilmar-hilmar
Lëvizja e tretë:
Qëndroni shtrirë në shpinë dhe më pas tërhiqni para këmbët duke i mbajtur gjunjët lartë dhe duart duke i prekur për shtrati. Ngrijeni kokën nga shtrati duke e shtyrë përpara. Qëndroni kështu për një frymëmarrje komplete, dhe më pas shtrijuni përsëri. Përsëriteni këtë 10 deri në 15 herë.

comp-266018-legextensionsa-hilmar-hilmar
Lëvizja e katërt:
Qëndroni shtrirë në shtrat me ije të ngritura lartë dhe gjunjë të lakuar. Krahët shtrini në të dyja anët e shtratit dhe pëllëmbët mbani poshtë. Bashkoni këmbët duke i prekur shputat së bashku dhe duke i mbajtur gishtat të ndarë, transmeton Lajmi.net.

comp-266019-legextensionsb-hilmar-hilmar
Duke i prekur shputat, drejtoni gjunjët duke i shtrirë këmbët në ajër për së larti, duke i prekur shputat së bashku. Bëni një pauzë në atë pozitë. Ktheni ngadalë gjunjët poshtë duke i lakuar në drejtim të gjoksit. Përsëriteni këtë 10 herë ngadalë.

comp-266030-seatedmarch-hilmar-hilmar
Lëvizja e pestë:
Duke u ulur në skajin e shtratit, ngrijeni njërën këmbë lartë duke e mbajtur gjurin e lakuar dhe më pas duart ngritni lartë duke prekur dyshemenë me gishtat e njërës këmbë. Përsëriteni 10 herë në njërën anë, dhe më pas ndërroni anët. (Lajmi.net)