Lëvizje në bashkinë e Tiranës, ikën nënkryetari çam

Kur na ndajnë rreth një vit nga zgjedhjet lokale, në bashkinë e Tiranës, më e madhja në vend vijojnë ndryshimet në krye.

Lajme

29/06/2018 15:11

Kështu sot është larguar nga detyra nënkryetari i Bashkisë, Abaz Hado.

Nuk dihet shkaku i këtij largimi, por mësohet se është bërë me kërkesë të kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Kozeta Mesiti, po ashtu përfaqësuese e PDIU, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Metrologjisë.

Hado u emërua nënkryetar më datë 2 shkurt të 2016 në bazë të marrëveshjes së koalicionit mes PS dhe PDIU./Gazeta Express