Lëvizja Vetëvendosje ndërtohet me njerëz të PDK-së dhe partive tjera

Lëvizja Vetvendosje edhe këtë vit ka mbetur nën hijen e partive të tjera sa i përket emrave të rinj në lista, apo edhe vetëm të aderuarve.

Lajme

29/05/2017 12:26

Në listën e tyre nuk duken shumë emra që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë, por shumica dermuese janë emra që kanë ndërruar subjektet politike.

Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në PDK. Hydajet Hyseni, Dukagjin Gorani, Xhavit Drenori, Mirsad Shkreta, Gani Krasniqi janë emart e kandidtëve për deputetë që janë ish anetarë e drejtues të PDK-së.

Donika Kadaj, Rexhep Selimi, Ali Lajci vijnë nga AAK. Ndërkaq Driton Tali dhe Emin Gerbeshi vijnë nga AKR-ja.

Nga Nisma për Kosovën në VV kanë kaluar Xhevat Bislimi, që dikur ishte edhe PDK si dhe Avni Tafili që iu bashkua Nismes nga Partia e Drejtësisë, por e la edhe Nismen për VV-në. /ORAinfo/