Lëvizja mashtruese e Shaqirit e ndëshkoi me karton të kuq kundërshtarin (VIDEO)

Stoke City ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Watfordit.

Sport

27/11/2016 16:19

Në këtë takim nga minuta e parë luajtën edhe dyshja shqiptare Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri.

Ky i fundi bëri një paraqitje më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë, ku i ndihmoi skuadrës së tij të ruajë epërsinë ndaj ekipit të Behramit, transmeton Telegrafi.

Shaqiri në minutat e fundit të takimit gjatë një kundërsulmi e detyroi mbrojtësin kundërshtarë Miguel Britos të ndëshkohet me të kuq,

Anësori shqiptar me një lëvizje mashtruese i iku mbrojtësit uruguaian, ndërsa ky për ta ndalur shqiptarin u detyra ta tërheq për fanelle dhe kështu ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.


Red Card Britos M. – Watford 0 – 1 Stoke City… by whywhywhymemememememmeemme

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.