Lëvizja Besa mbështet Selën në disa komuna

Partia e Ziadin Selës Aleanca për Shqiptarët si dhe lëvizja BESA nuk arritën të fitojnë asnjë komunë në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Maqedoni, por në disa komuna ku do të ketë rund të dytë Besa do të përkrahë kandidatët e partisë së Selës

Lajme

16/10/2017 15:21

Këtë e kanë bërë të ditur vetë kandidatët e Besës në këto komuna, duke bërë thirrje që bashkërisht të rrëzojnë BDI-në nga pushteti lokal në këto komuna. Kjo edhe me shpresën se LR PDSH do të përkrahë kandidatët e Besës ku ata vazhdojnë garën në rreth të dytë.

Mirëpo shefi i shtabit zgjedhor të LRPDSH-së Ilmi Aziri për TV Shenja ka lënë vend për rezervë pasi që ka deklaruar se një qëndrim pro apo kundër përkrahjes së Besës do të shqyrtohet në periudhën në vijim. /Fakte