Leverkusen injoron Moyesin

Drejtuesit e Bayer Leverkusenit nuk e konsiderojnë mundësinë e angazhimit të David Moyesit për pasardhës të Sami Hyypias. Strategu skocez është tepër i shtrenjtë për klubin gjerman.

Sport

23/04/2014 12:51

David Moyes konsiderohej si një prej kandidatëve për postin e trajnerit të Bayer Leverkusenit.

Menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra e menaxherit të Manchester Unitedit, strategu skocez u përmend si pasardhës i mundshëm i Sami Hyypias në Leverkusen.

Po ashtu, Moyes gjatë një interviste së fundmi kishte pranuar se do t’i pëlqente që në të ardhmen të drejtonte një skuadër gjermane.

Mirëpo, Sportmail ka njoftuar se bordi i Leverkusenit nuk e konsideron angazhimin e Moyesit për shkak të çmimit dhe profilit të tij.

Ata kërkojnë një trajner të ri, dhe nuk planifikojnë të paguajnë më tepër se 1.2 milionë funte në vit për njeriun e duhur.

Përgjigja fillestare nga Bay Arena është se Moyes – njësoj sikurse ishe menaxheri i Chelseas, Roberto Di Matteo, i cili ishte shkurtazi në konsideratë – do të ishte shumë i shtrenjtë me përfitime prej 5 milionë funtesh në vit në United.