Levante ankohet në federatë, Barca rrezikon eliminimin në tavolinë

Barcelona rrezikon që ta humb në tavolinë ndeshjen kundër Levante, në kuadër të “Copa del Rey”.

Sport

17/01/2019 21:33

Katalanët kanë bërë një gabim amatoresk, i cili tani mund t’iu kushtojë me eliminim, edhe nëse ata fitojnë në ndeshjen e dytë.

Gjithçka mund të ndodh si pasojë e inkuadrimit të të riut Chumi, në ndeshjen e parë ndaj Levante, transmeton lajmi.net.

Lojtari ishte ndëshkuar pesë herë me karton të verdh në Segunda B, dhe si pasojë nuk kishte të drejtë aktivizimi.

Levante po e shqyrton mundësinë që të ankohen në federatë dhe pse jo ta kalojnë këtë fazë të garave me rezultat në tavolinë.

Kujtojmë se më herët ishte eliminuar Real Madrid, pasi kishin inkuadruar Denis Cheryshevin. /Lajmi.net/