Letra mbështetëse për UNESCO e ish-ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Ish-administratorët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot ia kanë dhënë një përkrahje të madhe fushatës lobuese të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Lajme

07/11/2015 18:28

Ata përmes një letre të përbashkët kanë thënë se janë të vetëdijshëm për rrëfimet e ndryshme që janë prezantuar nga palët e përfshira, por si aktorë të pavarur dhe të mirëinformuar, konfirmojnë progresin që Kosova ka shënuar deri më tani dhe rëndësinë që ky anëtarësim ka për Kosovën dhe komunitetet e saj.

Kjo letër përbën një mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, kanë shkruar ata, raporton lajmi.net.

Kjo është letra e hapur nga ish-administratorët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë:

Shkëlqesitë Tuaja, ambasadorë të delegacioneve shtetërore në UNESCO
Në kudër të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, të vetëdijshëm për rrëfimet e ndryshme që janë prezantuar nga palët e përfshira, si aktorë të pavarur dhe tëmirëinformuar, përmes kësaj letre konfirmojmë progresin që Kosova ka shënuar deri më tani dhe rëndësinë që ky anëtarësim ka për Kosovën dhe komunitetet e saj. Kjo letër përbën një mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, pas momentit më të errët në të kaluarën e afërt të Evropës, Kombet e Bashkuara vendosën një mision në Kosovë. Po e parafrazojmëDanHammarskjoldin: “Kombeta e Baskuara nuk janë krijuar për të ngritur njerëzimin në qiell, por për të shpëtuar atë nga ferri”.

Prandaj, qëllimi ynë ishte që ta largonim vendin nga ferri në të cilin ishte zhytur, dhe të rivendosnim paqen. Me të arritur për herë të parë në Kosovë në qershor të vitit 1999, UNMIK-ut gjeti një shoqëri në kaos. Nuk kishte asnjë qeveri. As polici. As ligje. Infrastruktura fizike ishte shembur në masë të madhe. Familjet po kërkonin të dashurit e tyre. Siç e dimë sot, dhjetë mijë persona janë raportuar të vdekur apo të zhdukur. Varreza masive të lëna nga Millosheviqi i mbuluan fshatrat. Afro 60 për qind të shtëpive u shkatërruan dhe gjysma e popullsisë kishte ikur nga forcat serbe të sigurisë. Ka pasur edhe sulme hakmarrëse nga shqiptarët që u kthyen në Kosovë.

 

Misioni i Kombeve të Bashkuara ndihmoi ata njerëz, të cilët ishin të varfër dhe të diskriminuar gjatë 50 viteve të komunizmit, 10 viteve të sistemit shtypës dhe 18 muajve të konflikt të armatosur.

Hap pas hapi, ngadalë, por sigurt, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke ndërmarrë reforma substanciale dhe duke zbatuar standard në një sërë fushash prioritare, përfshirë edhe ato të një rëndësie jetike për pakicat. Masa të gjera të mbrojtjes kushtetuese dhe institucionale janë vendosur për të mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë.

Më 28 tetor 2015 Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), duke shënuar një moment të rëndësishëm historik në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo di të kishte qenë e pamundur pa arritjet e mëdha në çdo front, duke përfshirë mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe fetare të pjesëtarëve të secilit komunitet kosovar.

Ne, si ish-përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kemi punuar në atë drejtim, krejtësisht të vetëdijshëm se rezultati i misionit të ndërtimit të paqes ishte dorëzimi i të gjitha përgjegjësive të tij te një partner i aftë. Standardet që ne kemi prezantuar dhe zbatuar si “strategji dalëse” nga protektorati dhe mbikëqyrja, kanë shërbyer në fakt si një “strategji hyrëse” në procesin e integrimit evropian, sepse ato plotësuan parakushtet që Kosova duhet të përmbushte për t’u kualifikuar për MSA-në. Së këndejmi, mund të lavdërohet këmbëngulja e KB-së: Kosova është një rrëfim suksesi për ne.

Kosova ka shumë sfida për të përmbushur, duhet të përfundojmë atë që nisëm. Misioni i ndërtimit të paqes në Ballkan do të realizohet vetëm atëherë kur të gjitha shtetet e rajonit të jetë në një kurs të pakthyeshëm drejt paqes dhe demokracisë së qëndrueshme. Përpjekjet e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s – shtëpisë së arsimit, shkencës dhe kulturës – është një kauzë e respektuar. Misioni i UNESCO-s për ndërtimin e paqes në mendjet e burrave dhe grave, përmes dialogut të civilizuar, duhet të konsiderohet si një vlerë absolute sesa një synim relative. Në kohën e krizës globale dhe sfidave të shkaktuara nga ideologjisë mendjengushta dhe esktremiste,  UNESCO i prinë ndërtimit të një rrëfimi të rri përmes gjithëpërfshirjes, dijes dhe mirëkuptimit. E përballur me këto sfida Kosovës i duhet UNESCO dhe UNESCO nuk mund t’i lejojë vetës të mos i ndihmojë Kosovës dhe njerëzve të saj.

Kombet e Bashkuara ishin të parat që i dhanë një shtysë një dialogu që do të rivendoste një shkallë besimi në mes të Serbisë dhe Kosovë. Që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), të dy fqinjët ballkanë kanë arritur rezultate të pëlqyeshme në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve të tyre.
UNESCO mund të kontribuojë për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve dhe për paqen e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë duke mirëpritur Kosovën dhe duke krijuar hapësirë për dialog mes armiqve të dikurshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen e klimës, për të investuar në shkencë dhe arsim dhe për të ruajtur trashëgiminë.

Nuk do te jetë një sfidë dhe aq e lehtë, por mënyra më e keqe për të ndikuar në ndryshime është që të bredhim nga dalja dhe mohimi.

Sinqerisht,

BernardKouchner, PSSP i KB në Kosovë 1999-2001
MichaelSteiner, PSSP i KB në Kosove 2002-2003
SørenJesen-Petersen, PSSP i KB në Kosovë 2004-2006
JoachimRücker, PSSP i KB në Kosovë 2006-2008   / lajmi.net