Letra e katër vjeçarit, shoqes së tij të klasës: Eja hamë djathë

“Ti duhet të vish në shtëpinë time dhe të hash djathë me mua”, është shkrimi i 4 vjeçarit Bennet, që nëna e tij e ka ndarë me të gjithë, ku shihet ftesa që ai i bënë shoqes së tij.

Fun

14/04/2016 09:32

Por jo një ftesë për një takim, për një darkë jashtë apo diçka të ngjashme, ajo çfarë ai i kërkon është mese interesante, transmeton lajmi.net.

Baily,

Të lutem a do të vish në shtëpinë time? Le të luajmë së bashku. Unë mendoj që je e bukur si një kalë dhe si mollëkuqja. Nuk jam i sigurt si cila. Ti duhet të vish në shtëpinë time dhe të hash djath me mua. Unë të dua, dhe mbrëmë kam humbur një dhëmbë. Unë do të doja të bëja një dredhi magjike për ty dhe pastaj të luajmë së bashku me robot.

Me dashuri, Bennet

Qasja e tij e mrekullueshme e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë ishte krejtësisht e tij, por që nëna e tij Jennifer u detyrua nga ai ta shkruajë në letër.

Nëna e tij ka thënë se ai vazhdimisht flet për të, për flokët e saj të verdhë dhe e quan princeshë.

“Në ditëlindjen e 5 unë do të jem kalorësi ajo do të jetë princesha”, ka thënë ai.

Fatkeqësia më e madhe është, se Bennet është i diagnostifikuar me kancer për 6 muaj, dhe pritet që shumë shpejt të shkojë në Portland, Orego për të bërë kontrollin e tij të ardhshëm.

“Një fëmijë i bukur dhe shumë i dashur”, siç e përshkruan nëna e tij, pritet që ai të fitojë zemrën e shoqes së tij Baily./lajmi.net