Letra e Jahjagës mbërrin në duart e Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka pranuar të enjten letrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Lajme

17/04/2014 19:15

Se baronesha Catherine Ashton e ka pranuar letrën e nisur nga presidentja Atifete Jahjaga është konfirmuar nga zëdhënësja e baroneshës, Maja Kociançiq.

Ajo e ka konfirmuar shkurt këtë për Radio Kosovën.

\”Po, baronesha Ashton e ka pranuar letrën e presidentes Jahaga dhe përgjigja do të dërgohet në kohën e duhur”, ka thënë Kociançiq.