Letra e bukur që Eminem i ka shkruar nënës së 2Pac (Foto)

Reperi Eminem i ka dërguar një letër dhe një vizatim të legjendës së hip-hopit 2Pac, nënës së tij.

ShowBiz

15/07/2015 11:44

Eminem ka shprehur admirimin që ka për nënën e legjendës së ndjerë të muzikës rap dhe hp-hop, 2Pac, transmeton Lajmi.net.

Ai përmes një letre të dërguar në vitin 2007 dhe një vizatim portretin e 2Pac ka shprehur se ai është gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që Afeni Shakur i ka dhënë reperit gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu, reperi thotë në letër se 2Pac ka qenë frymëzim për të, e ka ndihmuar shumë në karrierën e tij si reper dhe këngët e tij e kanë qetësuar kur Eminem ndihej keq.

Letra është shkruar me shkrim dore nga vetë Eminem. Edhepse fansat me të parë letrën kanë pasur dyshime se ai shkrim i bukur mund të jetë i tij, E! Online kanë konfirmuar se është pikërisht nga reperi.

Letra dhe vizatimi nga Eminem janë në librin për 2Pac e gjithashtu të shfaqur në ‘Tupac Amaru Shakur Center for the Arts’ në Georgia.(Lajmi.net)

em-2pac em-letter