Letër për shpërbërjen e Kuvendit

Shpërbërja e Kuvendit po kërkohet nga 55 deputetë. Përmes një letre, ata kërkojnë një mbajtjen e një seance, ku shpërbërja e Kuvendit do të jetë në rend të ditës. 

Lajme

06/05/2014 18:37

Para pak minutave, 55 deputetë i kanë dërguar një letër Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rëndit të ditës, shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

KosovaPress ka siguruar këtë letër në të cilën ndër të tjera thuhet:

\”Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur të liderëve të partive politike dhe me qëllim të ruajtjes dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne deputetët e nënshkruar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike\”.

Deputetët kërkojnë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër nga ora 12.00.