Letër dashurie për Tony Blair

Ish-bashkëshortja e Rupert Murdoch, Wendi Deng, thuhet të ketë shkruar një letër ku tregon admirimin e saj për “trupin, këmbët, prapanicën dhe sytë e kaltër”, të ish-Kryeministrit britanik Tony Blair.

Bota

05/02/2014 22:07

Një letër sensacionale e shkruar nga Wendi Deng e cila është  ish-bashkëshortja e Rupert Murdoch, dhe në letër thuhet se ajo lavdëron “trupin e mirë”, “këmbët e bukura” dhe “prapanicën” e ish kryeministrit britanik Tony Blair.

Vanity Fair, pohon të ketë gjetur këtë letër e cila besohet të jetë shkruar nga Deng, pasi ajo ishte ndarë nga Murdoch vitin e kaluar. Letra flet për admirimin e Deng për “sytë e kaltër” të Tony Blair.

“Pse po më mungon kaq shumë Tony. Sepse ai është shumë sharmant dhe vesh rroba aq të bukura”, besohet të që Deng të ketë shkruar në këtë letër.

“Ai ka një trup kaq të mirë dhe këmbët e tij janë të bukura… dhe prapanica e tij… Dhe ai është i gjatë dhe i hollë dhe ka një lëkurë të mirë. Dhe sytë e tij të kaltër si yje, të cilat ja dua”.

Rupert Murdoch dhe Wendi Deng

 

“Ja dua sytë e tij. Gjithashtu edhe fuqinë e tij që ka kur del në skenë.. dhe çfarëdo gjë tjetër”- thuhet të jetë shkruar në këtë letër.

Murdoch dhe Deng i kanë dhënë fund martesës së tyre 14 vjeçare në vitin 2013. Sidoqoftë, nuk ka pasur pretendime që arsyeja e ndarjes së tyre të ketë qenë “shoqëria e ngushtë” me Tony Blair.

Tony Blair dhe bashkëshortja e tij, Cherie

 

Murdoch dhe Tony Blair janë miq të mirë. Për më tepër Blair është kumbar i njërit prej fëmijëve të çiftit Murdoch-Deng.

Përfaqësuesit e Tony Blair dhe Wendi Deng akoma nuk janë prononcuar për këtë çështje.