Lëshohet poshtë vullkanit eksplodues (Video)

George Kournounis qëndron buzë një liqeni të nxehtë me lavë.

Fun

23/09/2014 17:41

Në një vend të zjarrtë prej magmës dhe gurgullimave të nxehta shkrirëse në një shkëmb vetëm disa metra larg dhe shiu acid që binte në kostumin e tij mbrojtës, George Kournounis qëndroi buzë një liqeni të kuq dhe të nxehtë prej lave.

Kournounis është një eksplorues dhe krijues i dokumentarëve, dhe muajin e kaluar ai dhe Sam Cossman, një eksplorues dhe regjisor, u futën thellë në kraterin 2,000 vjeçar Marum, të vendosur në një vullkan aktiv në arkipelagun e Vanatus në Paqësorin Jugor, transmeton Lajmi.net.

Dyshja filmuan veten e tyre duke përdorur kamerë GoPro, Sony NX dhe një aparat fotografik Canon 5D Mark III.

Në një moment ata u afruan aq shumë afër vulkanit sa që pjesët e lavës që fluturonin mbi ta filluan të shkrijnë pjesë nga mbrojtëset e tyre, tha Kournounis në një intervistë.

Udhëtimi ka grumbulluar gati 4 milionë shikime që nga fillimi i muajit.

Shikojeni videon më poshtë: