Lëshim apo respektim i ligjit? Gjuha shqipe shfaqet në tabelat e reja rrugore

A ishte lëshim apo respektim i ligjit kur në mbishkrimet e autostradës “Miqësia” nuk u përdor gjuha shqipe?

Lajme

07/03/2018 19:58

“Disa ditë pas vendosjes së tabelave të reja të autostradës “Miqësia” mbishkrimet e së cilës janë vetëm në gjuhën angleze dhe atë maqedonase, janë vendosur edhe tabelat me emrin e ri të aeroportit, mbishkrimet e së cilës janë edhe në gjuhën shqipe.”

Në lidhje me këtë disa ditë më parë, zv.kryeministri Hazbi Lika, për Tv21 tha se pa u miratuar ligji për gjuhët në kuvend nuk mund të përdoret gjuha shqipe në tabela.

“Ne jemi në proces të miratimit. Në fazën e tretë kemi miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe shpresoj si të kalojë ky ligj në parlament atëherë të themelohet edhe agjencia  i cili është paraparë me ligj për implementimin e gjuhës dhe nëse ato rrugë janë pjesë e ligjit, detyrimisht duhet të bëhen edhe në gjuhën shqipe”, u shpreh Hazbi Lika, zv.kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve (02.03.2018).

Përderisa për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin ligji për gjuhën shqipe është punë e mbaruar qysh para tre muajve.

Edhe pse tabelat orientuese për aeroportin janë edhe në gjuhën shqipe, mbishkrimi për autostradën “Miqësia” vazhdon të mbetet vetëm  në maqedonisht dhe anglisht.

YouTube player