Leroy Sane largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

Ylli i Manchester City, Leroy Sane është larguar sot nga kombëtarja gjermane.

Sport

07/09/2018 17:36

Sipas raportimeve të fundit arsyet e largimit janë arsye personale të lojtarit.

Bëhet e ditur se pas një diskutimi më trajnerin Joachim Low, lojtari ka marr vendimin dhe është larguar nga kampi.

Lojtari nuk ishte pjesë e botërorit të kaluar, dhe nuk po kalon në situatë të mirë  edhe në Manchester City.

Ai së fundmi është “kritikuar” edhe nga bashklojtari i kombëtares, Toni Kroos, i cili tha se Leroy Sane jep përshtypjen se nuk i intereson nëse fiton apo humbet ndeshjen.

Në takimin e Gjermanisë kundër Francës, Sane u inkuadrua vetëm në minutat e fundit të takimit. /Lajmi.net/