Leroy Sane ka një koment për shokun e skuadrës Sterling

Leroy Sane ka komentuar progresin e madh të shokut të skuadrës, Raheem Sterling.

Sport

20/12/2018 23:38

Ai e  ka motivuar reprezentuesin anglez të vazhdojë me punën e tij dhe përmirësimin e përditshëm.

“Ai shënon shumë gola dhe na ndihmon ne në çdo mënyrë” ka thënë reprezentuesi gjerman në një intervistë me “CityTV”, transmeton lajmi.net.

“Ai është një djalë shumë i mirë, por gjithashtu shumë i motivuar për tu përmirësuar në lojën e tij” ka thënë tutje anësori i “Citizens”.

“Kjo është ajo që e shtynë atë të përmirësohet. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë çdo sezon, ai së shpejti do të jetë prej më të mirëve” ka thënë ndër të tjerash Sane.

Sane dhe Sterling shpeshherë janë në konkurrencë për një pozitë startuese në formacionin e Pep Guardiola, megjithatë si duket kjo nuk nxit aspak inat mes shokëve të skuadrës. /Lajmi.net/