“L’Equipe” shpall futbollistin më të mirë në botë U-21 (FOTO)

E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" ka kurorëzuar yllin e ri të Real Madridit, Marco Asensio me epitetin e më të mirit.

Sport

22/09/2017 11:55

Marco Asensio është shpallur futbollisti më i mirë në botë për grupmoshën U-21.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka kurorëzuar yllin e ri të Real Madridit me epitetin e më të mirit në mesin e plotë 50 kandidatëve, përcjell “lajmi.net”.

Asensio prapa vetës ka lënë dy yjet e rinj Dele Alli (Tottenham) dhe Kylian Mbappé (PSG).

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Real Madrid, në ndeshjet e para të sezonit të ri. /Lajmi.net/