L’Equipe publikon formacionin e vitit 2016, befason me Ronaldon dhe Messin (FOTO)

Gazeta franceze "L'Equipe", ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2016.

Sport

02/01/2017 14:30

Skema e 11-shes së vitit nga kjo gazetë është 4-4-2, ku Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë vendosur në krahët e mesfushës.

Dyshja e sulmit përbëhet nga Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, ndërsa dy mesfushorët e qendrës janë Luka Modric dhe Ngolo Kante, përcjellë “lajmi.net”.

Në mbrojtje vendosen Marcelo, Sergio Ramos, Leonardo Bonucci dhe Daniel Alves, derisa porta mbrohet nga Gianluiggi Buffon. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.