Leposaviq, konfiskohen mallra në vlerë 25 mijë euro

Në mëngjesin e ditës së djeshme në Leposaviq, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë, të cilës gjatë legjitimitetit dhe kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar barna dhe kozmetikë.

Lajme

06/06/2018 12:01

Vlera e këtyre mallrave, sipas raportit te Policisë, shkon deri në njëzet e pesë mijë euro, transmeton lajmi.net.

Policia bën të ditur se për këto mallra, dy të dyshuarit që po i bartnin nuk posedonin dokumente. /Lajmi.net/