Lëpiu zilen e një shtëpie për tri orë rresht, policia në kërkim të këtij burri

Një burrë që kaloi tri orë duke e lëpirë zilen e një shtëpie, përderisa familja brenda saj ishte duke fjetur, është në kërkim të policisë.

Fun

09/01/2019 14:49

Roberto Daniel Arroyo, 33 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë duke e kryer aktin e çuditshëm në Salinas, Kaliforni, të shtunën në mëngjes.

Videoja e qartë shfaq burrin duke mbështetur kokën për dere dhe duke lëpirë zilen e saj në kënde të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Ai vazhdoi lëpirjen për tri orë. Pronarët e shtëpisë nuk ishin brenda në atë kohë, por fëmijët e tyre ishin duke fjetur brenda, por nuk u zgjuan.

Pronarët kishin vendosur një kamerë sigurie në hyrje të shtëpisë një muaj më parë dhe vërejtën lëvizje përreth shtëpisë në ora 5 të mëngjesit.

Kur i rishikuan pamjet e kamerës, gjetën aktivitetin e çuditshëm. Pronarët lajmëruan policinë, të cilët thanë se videoja ishte aq e qartë sa që personi u identifikua menjëherë.