Leonorën e befason me dhuratë një fans i zjarrtë

Leonora Jakupi është emër shumë i dashur në skenën muzikore shqiptare.

ShowBiz

16/08/2018 22:26

Për vite me radhë, këngëtarja është përkujdesur që të sjell hite të njëpasnjëshme si dhe numëron fansa nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Leonora kohë pas kohe pranon dhurata nga fansat, të cilët e përcjellin çdo aktivitet të këngëtares.

Së fundi, ajo ka pranuar një dhuratë nga një fans, të cilën nuk i rezistoi pa e publikuar në rrjete sociale.

Një punim në formë luleje me kolazh fotografish të realizuara ndër vite, ishte befasia që fansi i bëri Leonorës.

Për ndryshe, kënga e fundit e Leonora Jakupit është “E paprekur”. /Lajmi.net/