Leonora me veshje tradicionale

Leonora Jakupi njihet për veshjen e saj të zgjedhur, me fustane mjaft të bukur, që e kanë përcjellë gjatë tërë karrierës. Mirëpo, këngëtarja drenicase ka ndërruar paksa stil, gjatë xhirimeve për emisionet e Vitit të Ri në Radio Televizionin e Kosovës. Ajo shihet me veshje tradicionale, të cilat, dorën në zemër, i rrinë mjaft mirë.…

ShowBiz

20/12/2013 14:00

Leonora Jakupi njihet për veshjen e saj të zgjedhur, me fustane mjaft të bukur, që e kanë përcjellë gjatë tërë karrierës. Mirëpo, këngëtarja drenicase ka ndërruar paksa stil, gjatë xhirimeve për emisionet e Vitit të Ri në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo shihet me veshje tradicionale, të cilat, dorën në zemër, i rrinë mjaft mirë. Jakupi ditë më parë mori pjesë edhe në xhirimet për emisionin ‘Prive’, që transmetohet në Klan Kosova. Me fytyrën e saj të ëmbël dhe gjithmonë e hareshme, Leonora di t’i bëjë të gjithë për vete.