Leonora Jakupi uron formimin e Ushtrisë: Babi, Kosova po bëhet me Ushtri të re

Këngëtarja, Leonora Jakupi ka uruar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

ShowBiz

14/12/2018 11:19

Artistja nga Drenica ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa uron Ushtrinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Babi, Kosova sot po bëhet me ushtri të re. Amaneti i dëshmorëve po realizohet!”, shkruan në njërën prej imazheve kurse në tjetrën thotë kështu: “Kosovë urime Ushtria”.

Përndryshe, para pak muajve ishte rivarrosur babai i artistes, Jakupi, dëshmori i kombit, Qazim Jakupi së bashku me kolonelin Ahmet Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrXRSWNFWXM/